BORDI KËSHILLTAR

Jeanette Kaplan

Mesuese & Specialiste Leximi

Jeanette Kaplan ka punuar per gati dy dekada si mësuese dhe edukatore në Filadelfia të Shtetit Pensilvani në SHBA. Pasionet e saj përfshijnë krijimin e një pervoje të pasur të leximit e shkrimit duke përdorur literaturë cilesore dhe hartuar projekte multidisiplinare që përfshijnë artin, studimet sociale dhe shkencat. Pas mbarimit të studimeve për Letërsi Angleze nga Swarthmore College në vitin 1995, Jeanette Kaplan kreu dy gradë Master në Universitetin e Pensilvanisë, një në arsimin fillor, tjetrën në lexim / shkrim. Jeanette Kaplan është jo vetëm një mësuese e certifikuar, por edhe një specialiste e certifikuar leximi. Gjatë karrierës së saj, ajo ka punuar me grupe të ndryshme nxënësish, duke përfshirë popullsinë urbane dhe periferike, si dhe folës të gjuhëve të tjera. Për njëmbëdhjetë vitet e fundit, ajo ka punuar si mësuese e klasës së katërt fillore të Wallingford School, një shkollë që ka marrë dy çmime kombëtare në Amerikë dhe cmimin shtetëror Blue Ribbon për përsosmëri. Para se të punonte si mësuese, Jeanette Kaplan ka punuar për tre vjet si drejtuese ekzekutive e një organizate arti, duke sjellë mundësi për arsimim në art për femijë nga familje me te ardhura të ulëta, dhe duke punuar me agjenci te ndryshme per zhvillimin e organizates.

Carol Song

Mesuese E Shkencave

Carol Song është mësuese e biologjise dhe shkencave fizike në Shkollën 8 vjecare Virgil në Los Anxhelos, SHBA  që prej tetë vjetësh. Ajo ka funksionuar si drejtuese e departamentit të shkencave tek Shkolla Virgil nga 2010-2011, duke përgatitur dhe trajnuar mësuesit e lëndëve shkencore në pergatitjen e programit mësimor  dhe menaxhimit te klasës. Ajo ka ndihmuar për zhvillimin profesional të stafit mësimdhënës në Shkollen Virgjili mbi tema që variojnë nga teknologjia që perdoret në klasë deri te strategjitë efektive mësimore. Carol ka mbaruar studimet në degën e biologjisë  molekulare e qelizore në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA) në vitin 2003 dhe ka kryer Master në degën e arsimit shkencor në UCLA në vitin 2006. Ajo ka trajnuar gjashtë studentë te degës së arsimit nga Programi i Arsimit në UCLA.  Ajo ka qenë gjithashtu lektore në programin UCLA CalTeach, një nismë e cila  planifikon të vendosë 1000 mesues te ri matematike dhe  shkencash natyrore në klasat e Kalifornisë çdo vit.

Rachel Haserjian

Mësuese Matematike

Rachel Haserjian është mësuese e matematikës prej pesë vjetësh në Shkollën e Mesme Pergatitore West Adams në Los Anxhelos, SHBA. Përveç mësimdhënies së matematikës për  klasa te niveleve te ndryshme, ajo është këshilltare e dy programeve jashtë shkollore, ndihmon nxënësit per përvetësimin e materialit para dhe pas shkollës, dhe shërben si drejtuese e departamentit të matematikës. Rachel beson që studentët bëhen te sukseshem  në mjedise mësimi që ofrojnë kujdes të vërtetë dhe të plotë për nevojat e fëmijës. Rachel ka mbaruar studimet ne degën e  Matematikës në vitin 2002, dhe ka kryer Master në Arsim në vitin 2008, të dyja nga Universiteti i Kalifornisë Los Anxhelos (UCLA). Në 2011-2012, Rachel u emërua dhe u shpall  Mësuese e Vitit për rrethin e Los Anxhelosit.  Rachel ka lindur dhe është rritur ne Los Anxhelos, ajo ka një motër dhe dy vëllezer. Në kohën e lirë, asaj i pelqen të vrapojë, të luajë piano dhe kitarë, të punojë me komunitetin e saj të kishës, dhe të udhëtojë.

Jan Han

Mësuese Matematike

Jane Han është mësuese e matematikës në Kaliforni për më shumë se katër vjet. Ajo ka dhënë gjeometri, algjebër, dhe nivele të ndryshme të matematikës në shkollat e mesme në San Françisko dhe Los Anxhelos; ajo është aktualisht mësuese në Akademinë Bright Star në Los Anxhelos. Përveç mësimdhënies së klasave të matematikës, ajo ofron mësime private falas për studentët e saj dhe sponsorizon klube jashtë-shkollore të tilla si klubi i Biblës në shkollën e saj. Znj Han beson në kombinimin e pritjeve rigoroze akademike të mësuesit ndaj nxënësit me marrëdhënie kujdesi dhe të ngrohta midis mësuesit dhe nxënësit. Ajo gjithashtu beson në një model konstruktiv të arsimit, ku mësuesit u japin mundësi nxënësve të mësojne duke bërë zbulimet e tyre dhe lidhjet midis ideve. Znj Han ka mbaruar studimet për Histori – Sociologji dhe Matematikë në Universitetin Kolumbia në Nju Jork dhe ka kryer Master në Arsim në Universitetin e Stanfordit. Në kohën e lirë, asaj i pelqen te merret me aktivitete në natyrë, muzikë dhe të punojë me komunitetin e saj të krishterë.