RRETH NESH

Tirana English School është një kopësht me program “zhytje” në Anglisht për moshat 3-5 vjec, bazuar në sistemin Amerikan, të mësimit përmes lojës dhe eksplorimit, të rritjes së krijimtarisë dhe kureshtjes, të ndërtimit të një karakteri të mirë, duke u fokusuar në rritjen sociale dhe emocionale te fëmijës. Të gjitha aktivitetet janë te bazuara në standardet më të larta për të stimuluar krijimtarinë e fëmijës dhe për të zhvilluar potencialin e tij maksimal.

Fëmijët mësojnë Anglisht natyrshëm dhe me kënaqësi përmes lojrave, artit, muzikës, kërcimit, tregimeve dhe shumë aktiviteteteve te tjera. Mësimi jepet nga staf amerikan me experiencë në art, muzikë, dhe zhvillimin e fëmijëve.

“Zhytja ne gjuhë” është një lloj i mësimit të gjuhës së huaj që përfshin zhytje totale në të. Anglishtja flitet rreth 90% të kohës gjatë programit.

Studimet shkencore tregojne se “fuqia për të mësuar gjuhë është aq e madhe tek fëmijët saqë nuk ka rëndësi se sa gjuhë i flet atyre. Ata mund të mësojnë aq shumë gjuhë të folura sa është e mundur që të dëgjojnë sistematikisht dhe rregullisht. Fëmijët thjesht e kanë këtë kapacitet.” -Dr Susan Curtiss, Profesore e gjuhësisë në UCLA

“Fëmijët të cilët janë të rrjedhshëm në dy gjuhë kanë avantazhe kognitive, në krahasim me ata që flasin vetëm një gjuhë. Ky avantazh zgjat gjate gjithë jetës.” -Dr Fred Genesee, Profesor i Psikologjisë në Universitetin McGill