STAFI

Elda Rika Chang

Drejtuese

Elda beson në avantazhet e rritjes së fëmijës në një mjedis dygjuhësh. Studimet tregojnë se mosha më e mirë për të mësuar një gjuhë të re është nga dy deri në pesë vjeç. Mësimi i një gjuhë të dytë në një moshë të vogël, ndihmon fëmijët të mësojnë gjuhë të tjera kur ata rriten. Mësimi i gjuhëve ndikon në zhvillimin e zonave të rëndësishme të trurit. Duke e filluar heret një fëmijë në këtë proces, ai do të zhvillojë një dashuri dhe aftësi për të mësuar diçka të re gjatë gjithë jetës.

Elda ka mbaruar studimet në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxheles (UCLA) me rezultate te larta, në degën e Biologjise Molekulare. Interesat e saj përfshijne zhvillimin e fëmijës, psikologjinë, dhe përvetësimin e gjuhës.

Elda ka dy vajza, Vera Grace dhe Eva Faith. Ata janë frymëzimi i saj per hapjen e këtij programi. Ajo ka bërë kërkime të gjera personale në zhvillimin e fëmijës dhe psikologjisë së fëmijës, si dhe ka marrë pjesë në seminare per zhvillimin e fëmijës. Ajo ka marrë pjesë aktive në një program parashkollor në Los Anxhelos.

Kohët e fundit Elda është kthyer në Shqipëri pas 17 vjetësh në Los Anxhelos. Ajo dëshiron të ndaj njohuritë dhe përvojën e saj në zhvillimin e fëmijës me komunitetin shqiptar.

Ajo ofron një mjedis ku fëmija mund të zhvillohet intelektualisht, emocionalisht dhe fizikisht ndërsa mëson të flasë Anglisht.

David Chang

Drejtues artistik

Davidi ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve të Temple University (Filadelfia, SHBA) duke u perqendruar në qeramikë, pikturë, skulpturë dhe film. Ai ka punuar profesionalisht si drejtues arti, krijues grafik, dhe menaxher projekti për mbi 14 vjet.

Ai sjell tek Tirana English School njohuri të gjera te artit interaktiv, pikturës dhe muzikës.
Ëndrra e Davidit është të sjellë energjine krijuese, dashurinë dhe mendimin që janë të pranishme në programe të tilla si Sesame Street dhe Mister Roger’s Neighbourhood tek Tirana English School.

Më shumë në lidhje me anëtarët e Bordit Këshilltar të Tirana English School.