ORARI

Pjesë e programit ditor janë fjala e ditës, numri dhe gërma e javës me fokus në një temë të veçantë javore. Çdo aktivitet është menduar dhe përgatitur mirë për të kapur vëmendjen e fëmijes dhe për te zhvilluar veprimtarinë e tij. Orari që vijon është një shembull i aktivitetit ditor:

9–9:30 Lojë e lirë:

Fëmijëve u jepet mundësia të luajnë me lodrat tona selektive që nxizin zhvillimin e fëmijës.

9:30–10 Aktivitet në Rreth / Këngë dhe Tregime:

Qëllimi i kësaj kohe është për të mirëpritur fëmijët, për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe për të ndihmuar fëmijët të përshtaten me mjedisin e ri. Gjate kesaj kohe, këndohen këngë, prezantohet tema e ditës, si dhe shkronja, numri, fjala e ditës dhe një ose dy tregime të shkurtra.

10–10:30 Zemër:

Fëmijëve u ofrohen vetëm ushqime natyrale dhe të shëndetshme. Fëmijët ndihmohen për të zhvilluar etiketën e duhur të ngrënies.

10:30–11 Lojë e lirë:

Fëmijëve u jepet mundësia të luajnë me lodrat tona selektive që nxizin zhvillimin e fëmijës.

11–12 Arte dhe punë dore:

Të gjitha projektet dhe aktivitetet janë pregatitur për të zhvilluar imagjinatën e fëmijës dhe aftësitë e tij njohëse, koordinimin midis duarve dhe syve, si dhe aftësite e imta motorike.

12–13:00 Dreka:

Fëmijëve u ofrohen vetëm ushqime natyrale dhe të shëndetshme. Fëmijët ndihmohen për të zhvilluar etiketën e duhur të ngrënies dhe per të pastruar tryezën pas ngrënies.

13:00-14:30 kohë fjetje/ pushimi

 

14:30–15:30 Aktivitet Fizik Përjashta:

Aktiviteti fizik është inkorporuar në orarin ditor për të zhvilluar aftësitë e mëdha motorike nëpërmjet vrapimit, kercimit dhe lojërave perjashta. Fëmijët inkurajohen të jenë përgjegjës dhe të ndajnë me njëri-tjetrin.

15:30–16:00 Aktivitet në Rreth / Këngë / Tregime:

Kjo kohë përforcon gërmën, numrin, fjalën dhe temën e ditës.

16:00 Prindërit marrin fëmijët nga shkolla