Elda Rika Chang
Drejtuese
Elda ka mbaruar studimet Master ne Arsim në Universitetin e Harvardit ne Programin e Zhvillimit Njerezor me fokus zhvillimin e femijes. Gjithashtu, ajo ka mbaruar studimet Bachelor Shkencor ne Universitetin e Kalifornisë, Los Anxheles (UCLA) me rezultate te larta, në degën e Psiko-Biologjise dhe Biologjise Molekulare. Interesat e saj përfshijne zhvillimin e fëmijës, arsimin parashkollor dhe zhvillimin social-emocional.
Elda ka dy vajza, Vera Grace dhe Eva Faith. Ata janë frymëzimi i saj per hapjen e këtij programi. Ajo ka bërë kërkime të gjera në fushen e zhvillimin te fëmijës dhe psikologjisë së fëmijës, si dhe ka bashkepunuar me pedagoge te njohur ne bote gjate studimeme te saj ne Harvard.
Elda është kthyer në Shqipëri pas 18 vjetësh, nga Shtetet e Bashkuara. Ajo dëshiron të ndaj njohuritë dhe përvojën e saj në zhvillimin e fëmijës me komunitetin shqiptar.
Ajo ofron një program ku fëmija mund të zhvillohet intelektualisht, emocionalisht dhe fizikisht ndërsa mëson të flasë Anglisht.
David Chang
Drejtues artistik
Davidi ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve të Temple University (Filadelfia, SHBA) duke u perqendruar në qeramikë, pikturë, skulpturë dhe film. Ai ka punuar profesionalisht si drejtues arti, krijues grafik, dhe menaxher projekti për mbi 14 vjet.
Ai sjell tek Tirana English School njohuri të gjera te artit interaktiv, pikturës dhe muzikës.
Ëndrra e Davidit është të sjellë energjine krijuese, dashurinë dhe mendimin që janë të pranishme në programe të tilla si Sesame Street dhe Mister Roger’s Neighbourhood tek Tirana English School.
Më shumë në lidhje me anëtarët e Bordit Këshilltar të Tirana English School.