Kurs Prinderimi
Cfare: Kurs Prinderimi
Kush: Prinder dhe kujdestare te femijeve 2-8 vjec
Kur: TBD do te percaktohet, 10 seanca, 90 minuta secila seance per 10 jave ne vazhdim.
Ku: Online ne Zoom
Gjuha e folur: Shqip ose Anglisht
Sa kushton: 30,000 Lek per prind (mund te paguhet ne 2 keste)
Numri i pjesemarresve ne kurs: 12 – 15 prinder/kujdestare
Trajnere: Elda Rika Chang M.Ed
Per tu rregjistruar klikoni ketu
Mbi trajneren
Elda R. Chang zoteron Master ne Edukim dhe Zhvillimin e Njeriut nga Universiteti i Harvardit dhe Bachelor te Shkencave ne Psiko – Biologji nga Universiteti i Kalifornise, Los Anxhelos. Ajo eshte kthyer ne Shqiperi nga Shtetet e Bashkuara ku ka studjuar dhe punuar per nje periudhe 20 vjecare. Elda eshte themeluese dhe drejtuese e kopshtit “Tirana English School”. Nisma per te hapur kopshtin erdhi nga deshira e saj per te sjelle nje qasje ndryshe ne edukimin e hershem te femijeve bazuar ne shkencen e zhvillimit te femijes dhe praktikave bashkekohore. Elda beson fort se vitet e para te jetes jane vendimtare jo vetem per ecurine ne shkollimin e femijes per per mireqenien e femijes gjate gjithe jetes. Pasioni i Eldes mbetet mbeshtetja e prinderve, kujdestareve dhe edukatoreve me trajnime dhe burime efektive qe ndertojne marredhenie pozitive prind – femije, mbeshtetin zhvillimin socio-emocional dhe ndihmojne ne veterregullimin emocional te femijes. Elda eshte konsulente ne programe nderkombetare dhe kombetare ne fushen e zhvillimit dhe edukimit te femijeve.
Kursi i prinderimit eshte bazuar ne temen e diplomes te Eldes per studimet Master ne Edukim ne Universitetin e Harvardit. Materiali eshte ndertuar mbi kerkime te gjera shkencore dhe programe efektive prinderimi si “Incredible Years”.
Ndryshe nga kurse te tjera prinderimi qe fokusohen ne tema specifike si psh, si te menaxhojme shperthimin emocional te femijes, ose si te menaxhojme sjelljen e femijes, ky eshte nje kurs prinderimi gjitheperfshires. Ne formen e nje piramide, ne seancat e para hidhen bazat e marredhenies pozitive me femijen dhe me vone mesohen teknika per te parandaluar dhe menaxhuar sjelljen negative. Klasa eshte ndervepruese, duke u dhene mundesi prinderve te marrin pjese aktive dhe te trajnohen ne ndryshimin e qasjes se prinderimit.
Ky kurs prinderimi synon:
Per prinderit:
- Te rrise perdorimin e strategjive te pershtatshme te menaxhimit te sjelljes nga prindi
- Te rrise vete-efikasitetin e prinderve
- Te ndertoje nje marredhenie te forte dhe pozitive prind-femije
- Te ndertoje nje mjedis emocionalisht te ngrohte dhe mbeshtetes ne familje
Per femijet:
- Te ule problemet e sjelljes
- Te rrise veterregullimin emocional
- Te rrise aftesite social emocionale
Kursi i prinderimit perbehet nga 10 seanca, cdo seance eshte 1 here ne jave dhe zgjat 90 minuta. Cdo seance bazohet ne ate te meparshme, dhe per te perfituar sa me shume nga ky kurs prinderit duhet te marrin pjese ne te gjitha seancat. Prinderit duhet te mbajne nje ditar gjate kursit per detyrat e shtepise dhe te jene te gatshem te ndajne me grupin cfare funksioni dhe cfare nuk funksionoi per ta kur praktikuan teknikat e mesuara me femijet e tyre gjate javes.
Permbajtja
Seancat 1-3 Ndertimi i marredhenieve pozitive dhe promovimi i sjelljes pozitive | Tema e trajtuar |
Seanca 1. Lavderimi | Lavderimi i femijes: pse eshte shume e rendesishme ta lavderosh femijen, si ta lavderosh, per cfare ta lavderosh. |
Seanca 2. Loja | Loz me femijen tend: rendesia e lojes ne zhvillimin e femijes dhe ne marredhenien prind-femije. 3 parime te rendesisjme gjate lojes. Ide per lojen prind – femije |
Seanca 3. Vemendja Pozitive | Jepi femijes vemendje sjelljes pozitive te femijes gjate aktiviteteve te perditshme. Mesoji femijes rregullat e familjes dhe rutinen e dites. Perfshije femijen ne disa pune te vogla shtepie sipas moshes. Modeloni sjelljen qe deshironi te shihni tek femija. |
Seancat 4-6: Parandalimi i sjelljes se padeshiruar Seanca 4. Udhezime te qarta | Si ti jepni femijes udhezime te qarta dhe si ta lavderoni femijen kur ndjek udhezimet |
Seanca 5. Mesoji femijes rregullat dhe pritshmerite e familjes | Si ti mesojme femijes aftesi te reja: rregullat dhe pritshmerite e familjes suaj. Jepi femijes pak pavaresi dhe mundesine te zgjedhe. |
Seanca 6. Arsye per sjelljen e padeshiruar te femijes | Arsyet e sjelljes se padeshiruar te femijeve: te kuptojme arsyet e sjelljes negative se femijeve. Koha per vete, rendesia e marrjes pak kohe per te bere dicka qe te pleqen dhe per tu qetesuar si prind. |
Seanca 7. Emocionet | Te menaxhojme emocioinat tona si prind dhe te ndihmojme femijen te kuptoje emocionet e tij/saj. Menyra se si ndihemi ndikon menyren se si sillemi, si te dallojme emocinet tona dhe si ta qetesojme veten kur jemi te stresuar. Si t’ju mesojme femijeve veterregullimin emocional. Teknika te ndryshme per veterregullim. |
Seancat 8 – 9 Menaxhimi i sjelljesSession 8. Menaxhimi i sjelljes 1 | Mos-dhenia e vemendjes ndaj sjelljes se padeshiruar dhe ridrejtimi. Kur dhe si ta ridrejtoni vemendjen dhe sjelljen e femijes, dhe kur dhe si ta terhiqni vemendjen nga sjelljet qe kerkojne vemendje |
Seanca 9. Menaxhimi i sjelljes 2 | Pasojat dhe koha e reflektimit. Kur dhe si ta perdorni kete kohe, kur dhe si ti jepni konsekuenca femijes, zgjidhja e problemeve. to deal with different child behaviours using the Pyramid Tower |
Seanca 10. Permbledhje e kursit | Permbledhje: Permbledhje e teknikave te mesuara gjate kursit: lavderimi, loja prind –femije, vemendja pozitive, udhezime te qarta, pavaresia, menaxhimi i emocioneve |